Për qëllim të implementimit të Programit të Kualifikimit të Nivelit të V-të për Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore, Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje (QPGJ) ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me institucionet dhe organizatat e mëposhtme: MASHTI (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit), DKA Prishtina, DKA Gjakova, DKA Shtime, DKA Podujeva, DKA Ferizaj, DKA Gjilan, DKA Suharekë, DKA Kaçanik, DKA Obiliq, DKA Vushtrri, ANAK (Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë), Down Syndrome Kosova (DSK), HANDIKOS (Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike në Kosovë), PEMA (Organizata për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara), Klubi “Dëshira”, SIT (Shoqata për Integrim dhe Terapi), Shoqata e Psikologëve Shkollor të Kosovës
QPGJ ka synim të fuqizojë këtë kualifikim përmes mbështetjes së plotë nga entitetet publike dhe private, për të ndihmuar pjesëmarrësit e programit të zhvillojnë kompetencat profesionale dhe praktike që nevojiten për të mbështetur procesin gjithëpërfshirës në shkollat e Kosovës. Këto marrëveshje janë thelbësore për sigurimin e mundësive praktike, shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës, si dhe për qasjen në burime dhe mundësi zhvillimi të vazhdueshëm për studentët e këtij kualifikimi.