Për qëllim të implementimit të Programit të Kualifikimit të Nivelit të V-të për Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore, Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje (QPGJ) ka nënshkruar Memorandum Mirëkuptimi me institucionet dhe organizatat e mëposhtme:
- MASHTI (Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit)
- DKA Prishtina
- DKA Gjakova
- DKA Shtime
- DKA Podujeva
- DKA Ferizaj
- DKA Gjilan
- DKA Suharekë
- DKA Kaçanik
- DKA Obiliq
- DKA Vushtrri
- ANAK (Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë)
- Down Syndrome Kosova (DSK)
- HANDIKOS (Shoqata e Personave me Aftësi të Kufizuara Fizike në Kosovë)
- PEMA (Organizata për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara)
- Klubi “Dëshira”
- SIT (Shoqata për Integrim dhe Terapi)
- Shoqata e Psikologëve Shkollor të Kosovës
Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje (QPGJ) vazhdon të nënshkruajë marrëveshje bashkëpunimi me organizata qeveritare dhe joqeveritare, si dhe me partnerë kombëtarë dhe ndërkombëtarë për të siguruar suksesin dhe përmirësimin e vazhdueshëm të Programit të Kualifikimit të Nivelit të V-të për Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore. Këto marrëveshje përfshijnë bashkëpunim me institucione dhe organizata që ndajnë vizionin e përfshirjes në arsim dhe ofrimit të mbështetjes për nxënësit me nevoja të veçanta.
QPGJ ka synim të fuqizojë këtë kualifikim përmes mbështetjes së plotë nga entitetet publike dhe private, për të ndihmuar pjesëmarrësit e programit të zhvillojnë kompetencat profesionale dhe praktike që nevojiten për të mbështetur procesin gjithëpërfshirës në shkollat e Kosovës. Këto marrëveshje janë thelbësore për sigurimin e mundësive praktike, shkëmbimit të njohurive dhe ekspertizës, si dhe për qasjen në burime dhe mundësi zhvillimi të vazhdueshëm për studentët e këtij kualifikimi.