Qendra Profesionale per Gjitheperfshirje

Pyetjet më të shpeshta për Kualifikimin e Nivelit të V-të Post-Sekondar – Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore

Kush mund të aplikojë për këtë kualifikim?
Mund të aplikojnë të gjithë kandidatët mbi moshën 18 vjeç, me diplomë të shkollës së mesme të lartë, gjimnazit apo shkollës profesionale.
Preferencë, por jo obligative, është që kandidatët të kenë sfond ose përvojë në fusha të lidhura me shkencat sociale, edukimin, mjekësinë, infermierinë, punën sociale apo fusha të ngjashme, të cilat ndihmojnë në zhvillimin profesional si Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore.

A ka akreditim ky kualifikim?
Po. Ky kualifikim ka akreditimi dhe validim ndërkombëtar nga Mbretëria e Bashkuar (OCN London) dhe është i konfirmuar institucionalisht në Republikën e Kosovës.

Sipas konfirmimit zyrtar të MASHTI me nr. protokolli 2357, datë 08.08.2024, konfirmohet se:
Kualifikimi është në përputhje me Standardin e Profesionit (Kodi 2352) – programi është sipas standardit zyrtar të profesionit në Kosovë, duke garantuar që pjesëmarrësit fitojnë kompetencat dhe aftësitë që kërkohen ligjërisht për këtë rol.
Është i barazvlefshëm me programin ekzistuese në Kosovë – kualifikimi njihet në nivel shteteror dhe ka të njëjtën vlerë si programi ekuivalent ne vend, duke u bërë i përdorshëm për angazhim profesional në sistemin arsimor.
Është në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr. 05/2021 dhe nr. 19/2023 – programi përmbush kërkesat ligjore për kuadrin profesional dhe reflekton rolin, detyrat dhe përgjegjësitë reale të asistentit në shkollat e Kosovës.

Për rrjedhojë, kualifikimi është ligjërisht i harmonizuar dhe profesionalisht i pranueshëm në sistemin arsimor të Kosovës.

A ka në Kosovë programe me akreditim shtetëror për këtë kualifikim?

Aktualisht, në Kosovë nuk ekziston asnjë program me akreditim dhe validim shtetëror nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) në Nivelin V për profesionin e Asistentit për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore.

Aktualisht, në Kosovë janë aktive dy programe kualifikime ndërkombëtare të nivelit të Vtë post-sekondar për Asistent për Nxënës me NVA : Programi Pearson dhe Programi QPGJ – OCN London

Të dyja këto kualifikime: Janë të validuara nga institucione të autorizuara në Mbretërinë e Bashkuar; Mbikëqyren nga Ofqual, duke garantuar cilësi dhe standard ndërkombëtar; Janë të pozicionuara në Nivelin 5 të Kornizës Evropiane të Kualifikimeve (EQF)

– Programi Pearson (BTEC) ishte programi i parë ndërkombëtar i këtij lloji në vend. Ai ka marrë mbështetje nga Agjencia për Zhvillim e Luksemburgut përmes projektit KSV/015, dhe implementimi zyrtar në Kosovë filloi në vitin 2017. 

Programi QPGJ – OCN London filloi me implementim në vitin 2024, dhe gjithashtu ka marrë mbështetje të drejtpërdrejtë nga mekanizmat e Luksemburgut (LuxAid / LuxDev). Qëllimi është të zgjerojë kapacitetet profesionale dhe numrin e asistentëve në të gjitha komunat e Kosovës, duke siguruar një rrugë të strukturuar dhe të harmonizuar ligjërisht për profesionistët në këtë fushë.

Ku punojnë Asistentët për Nxënës me NVA të kualifikuar nga QPGJ – OCN London?
Asistentët e kualifikuar nga QPGJ – OCN London janë të angazhuar në sektorin publik dhe privat, në institucione të ndryshme arsimore në Kosovë, përfshirë:
– Shkolla publike dhe private (arsimi parauniversitar)
– Qendra burimore dhe shërbime mbështetëse për nxënës me NVA
– Institucione edukative dhe projekte të arsimit gjithëpërfshirës (NGO / donatorë)
– Mbështetje individuale për fëmijë

Konkretisht, Asistentët për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore (NVA), të kualifikuar nga QPGJ – OCN London, punojnë me kontrata profesionale në disa Drejtori Komunale të Arsimit, duke përfshirë: Gjilan, Lipjan, Istog, Deçan, Kamenicë, Prishtinë, dhe komunat e tjera në Kosovë.

Duke qenë se kualifikimi është i harmonizuar me standardet shtetërore dhe ka konfirmim institucional nga MASHTI, rolit të tyre i njihet statusi profesional dhe ata kontribuojnë drejtpërdrejt në sistemin arsimor parauniversitar, duke mbështetur nxënësit me NVA në mënyrë të strukturuar dhe profesionale.

Sa zgjat kualifikimi?
Programi zgjat 12 muaj dhe përfshin teori të kombinuar me praktikë profesionale.

Ku zhvillohet program kualifikimi?
Kualifikimi eshte hybrid – kombinim i mesimit teorik, me presence fizike dhe online. Mësimi teorik mbahet në QBMK “Perparimi” në Prishtinë dhe online përmes Google for Education. Praktika profesionale realizohet në shkollat e komunave përkatëse dhe në të gjithë territorin e Kosovës. Kualifikimi është i hapur për të gjithë, nga gjitha komunat! 

Si organizohet orari i ligjëratave dhe praktikës?
 Programi është hibrid dhe intensiv. Mësimi organizohet, zakonisht, pas dite dhe është i kombinuar – disa ditë me prezencë fizike – disa ditë virtual. Orari i detajuar caktohet pas përfundimit të regjistrimit dhe ndahet me të gjithë pjesëmarrësit.

Sa kushton kualifikimi?
Çmimi dhe Planet e Pagesës – 15% Zbritje – LuxAid Challenge Fund, i mbështetur nga Dukata e Madhe e Luksemburgut dhe i zbatuar nga LuxDev, Luxembourg Development Cooperation Agency.
Kualifikimi ofrohet me çmim prej 212.50 € në muaj, përfshirë TVSH-në. Pagesa behet ne katër pjesë gjatë vitit. Planet e pagesës dhe detajet e tjera do të përcaktohen në kontratën përkatëse të pranimit dhe konfirmimit.   

A jane vendet e kufizuara?
Po. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar për shkak të natyrës së specializuar të programit.

Si mund te regjistrohem? Cilat dokumente nevojiten për aplikim?
Aplikimi bëhet online duke plotësuar formularin e aplikacionit në momentin kur shpallet publikisht. Pas regjistrimit online, kandidatët ftohen në intervistë dhe për nënshkrimin e kontratës. Në atë takim kërkohet të sillni 1. kopjen e diplomës së shkollës së mesme, gjimnazit ose shkollës profesionale, 2. kopjen e letërnjoftimit, si dhe 3. certifikatën e gjendjes penale. Përveç këtyre, rekomandohet të paraqitet edhe një CV dhe një letër reference.

________________________________________________________________________

Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje – QPGJ
+383 49 183 156 – info@qendraprofesionale.org 

0

Modules

0

Active Users

0 / 7

Consultations

A jeni të interesuar të kualifikoheni për të punuar si Asistent për Nxënës me Nevoja të Veçanta Arsimore?

Kualifikimi i Nivelit te V-te post-sekondar per Asistent per Nxenes me Nevoja te Vecanta Arsimore

Get In Touch

Qendra Profesionale për Gjithëpërfshirje – QPGJ